Foto ilustruese

Strukturat akomoduese pritën në nëntor të vitit 2023, 43.5% më shumë vizitorë se në 2022! Pjesa më e madhe nga Kosova dhe Italia

19 Janar, 15:55| Përditesimi: 19 Janar, 15:59

  • Share

Në nëntor në strukturat tona akomoduese janë regjistruar 43,5 % vizitorë më shumë se në Nëntor 2022. Në nëntor sipas INSTAT janë akomoduar në strukturat tona 26% më shumë rezidentë se në nëntor 2022, dhe 60.3% më shumë të huaj.

Në total nëpër hotele, resorte apo bujtina janë akomoduar në nëntor 63.681 shtetas vendas e të huaj. Nga të cilët 10.5% ishin nga Italia, ndjekur nga Kosova me 10.7%, më pas Gjermania me 4.6%, Turqia me 2.9%, Anglia 2.8%, dhe pjesa tjetër ishin nga shtete të tjera.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,7 %, kundrejt 9,7 % që ishte në muajin Nëntor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,2 %, kundrejt 9,1 % që ishte në muajin nëntor 2022.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?