Strudel me djathë dhe kërpudha
Përbërësit:
- 1 rul petë sfoliat e gatshme
- 500 gr kërpudha champignon
- 180 gr djathë
- 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1 lugë majdanoz i grirë
- 1 thelpi hudhër
- Kripë, piper i zi
- Spec djegës (opsionale)
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kërpudhat, i shpëlajmë shpejt me ujë të ftohtë dhe i presim në feta të holla. Në një tigan që nuk ngjit, vendosim 2 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër për aromatizim dhe gjysmë spec djegës (sipas dëshirës). E lëmë hudhrën të skuqet më pas shtojmë kërpudhat e grira, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta në zjarr të fortë dhe pa lëng. Fikim zjarrin, shtojmë majdanozin e grirë dhe i lëmë kërpudhat të ftohen.
Rrotullojmë petën sfoliat në tepsi të veshur me letër pjekjeje, vendosim fetat e djathit në gjysmën e brumit dhe sipër vendosim kërpudhat e skuqura. Mbyllim petën duke mbivendosur gjysmën e mbetur bosh, i fiksojmë mirë skajet duke i shtypur me gishta dhe duke formuar një kornizë. Bëjmë disa prerje në sipërfaqen e brumit me një thikë të mprehtë (për të mos lejuar që brumi të njomet tepër dhe kështu të humbasë efektin krokant) dhe e pjekim në furrë të nxehtë në 200°C për rreth 25 minuta. Pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e presim në feta.