Stresi

Stresi kujton si e morën nga rruga dhe e futën në studio, reagon Flor Mumajesi: E rrallë kjo mirënjohje! Hallall ta bëftë Zoti

9 Dhjetor 2022, 08:28| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 08:32

  • Share

Stresi ka folur për karrierën e tij duke thënë se çelësi i suksesit të tij në muzikës është Flori Mumajesi.

“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi në BBV Kosova.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Florit, i cili ka reaguar duke thënë se si është e mundur që të vijojë mirënjohja edhe pse kanë kaluar shumë vite.

“E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.

Stresi foli edhe për konfliktin me Noizyn duke thënë se më parë qëndronin bashkë, por sherri mes tyre nisi prej një personi të tretë që u largua. Megjithatë pas 11 vitesh kanë arritur të gjejnë sërish paqe.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?