Keisi dhe Stresi

Stresi bën apelin e fortë: Mos ma përmendni më Keisin

25 Maj 2023, 09:13| Përditesimi: 25 Maj 2023, 09:14

  • Share

Reperi i njohur Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Lancio” në “TAR” ku mes të tjerash foli dhe për jetën e tij private.

Stresi u pyet rreth Keisit duke qenë se teksa ishte në “Big Brother VIP Kosova” nuk reshti duke e përmendur. Mirëpo, duket se nuk ka shpresa për ribashkim, pasi reperi është treguar i prerë duke bërë apel që të mos ia përmendin më.

“Është bërë shumë e madhe kjo vajzë në Shqipëri. Të them të drejtën dua ta bëj një apel, mos pyesni më. Për mua, çdo gjë ka marrë fund. Unë kam jetën time, secili ka jetën e vet. Nuk di çfarë të them, po rëndësi ka të jetë mirë, kaq", tha ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?