Foto ilustruese

Strehonte emigrantë në ‘hostelin’ e saj në Tiranë, në pranga një grua! Arrestohet edhe 40-vjeçari, i transportonte jashtë Shqipërisë

13 Maj 2022, 10:18| Përditesimi: 13 Maj 2022, 10:23

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për “goditjen” e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga 2 persona.

Violeta Kalaj pronarja 59-vjeçare e një ‘hosteli’ është vënë në pranga pasi kishte strehuar 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Në pranga është vënë edhe Artan Frroku 40 vjeç, ndërsa është në kërkim është shpallur A.L 24 vjeç.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Policia po punon për kapjen e A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?