Strazimiri-Lleshajt: Që ta dish ti, dekreti i Presidentit i detyrueshëm për zbatim

14 Qershor 2019, 14:50| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 15:03

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ky i fundit tha se askush nuk do të tolerohet kur shkel ligjin.

Strazimiri në një postim në Facebook i ka kujtuar ligjin Lleshajt, i cili parashikon që dekreti i Presidentit është i detyrueshëm pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

“Meqenëse luan vazhdimisht "oficerin", po ta them edhe "oficershe": ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është "URDHRI" i REPUBLIKËS, është BETIMI, është "ATDHEU, NDERI, DETYRA", të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke TË DETYRUESHËM PËR ZBATIM!”- shkruan ish-deputeti.

Postimi i plotë

Llesh!
Që ta dish ti, “Ai” dhe “subjektet zgjedhore”:
Kjo është “Fletorja Zyrtare” e Republikës së Shqipërisë! 
Këtu botohen AKTET LIGJORE të Republikës, TË DETYRUESHME PËR ZBATIM së pari nga ti, “Ai” dhe pastaj nga “subjektet zgjedhore”!
Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë!
Meqenëse luan vazhdimisht “oficerin”, po ta them edhe “oficershe”: ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është “URDHRI” i REPUBLIKËS, është BETIMI, është “ATDHEU, NDERI, DETYRA”, të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke TË DETYRUESHËM PËR ZBATIM!
Ndryshe shkel “BETIMIN” ndaj REPUBLIKËS, dhe pasojat ligjore të këtij veprimi ti i di vetë…
Hesapin që pastaj do kesh me popullin që ka lexuar dhe mban në dorë Fletoren Zyrtare, LIGJIN e REPUBLIKËS, s’ta bëj dot unë…

Komento

Komente

  • Beni: 14/06/2019 16:17

    Ky ha m......t kot se ky s'ja ka haberin e dekretit ky ta dije mire bashke me ata lapanjos te tjere qe ketu ka shtet dhe te gjithe ata qe thyejne ligjet e Kane vendin ne burg

    Përgjigju
  • sifi: 14/06/2019 16:08

    Strazimir koburja; ke harruar se dekreti presidentit pa miratim te parlanwntit eshte nul.Me kete strategji do shkosh ne burg ti dhe shoket e tuaj.Po i fryni konliktit civil ,por harron se eshte i jashtligjshem dhe shteti ka te dtejte te zbatoj ligjin dhe jo dekretin e presidentit qe eshte zgjedh vetem me votat e socialisteve.Popullin e keni kundra ,partneret strategjik USA dhe BE ju kan fut ne rreth te kuq prandaj behuni gati se vet e kerkuat . Por do jete shume vone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?