Strategjia për rininë, ambasadori i BE: U duhet ofruar më shumë mundësi për punësim! Të rinjtë duhet të kuptojnë se nëse punojnë fort do shpërblehen

26 Shkurt, 10:56| Përditesimi: 26 Shkurt, 10:58

  • Share

1708941090_silviogonzato.jpg

Ambasadori i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato mori pjesë në konferencën Rinia 2030, të organizuar nga ministrja Bora Muzhaqi, në të cilën u bë një bilanc i punës së strategjisë kombëtare për rininë dhe fëmijët.

Ambasadori Gonzato shprehu mbështetjen e BE për të rinjtë, ndërsa tha se Strategjia Kombëtare për rininë është në përputhje me politikat e BE-së, por theksoi se Shqipëria duhet të rivendosë besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë. Ambasadori tha se është e rëndësishme që të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte.

“Ky vend po ecën me kohën dhe urgjenca për të ecur para është e rëndësishme. Në rast se Shqipëria nuk zhvillohet atëherë të rinjtë do largohen. Shumë janë larguar, por nëse u ofrohet mundësia do kthehen në Shqipëri. Kam mësuar se shqiptarët duan të shikojnë një të ardhme të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në BE. Strategjia jep kuadrin e duhur për politikat tona, por parakushti është që ne të rivendosim besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë, besim tek fakti që në Shqipëri, merita dhe profesionalizmi shpërblehen, të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte. Elementi i rëndësishëm i strategjisë është sistemi arsimit, BE  ka filluar të investojë duke modernizuar ambientet shkollare, programi super shkolla, ose programet e erasmus plus", tha Gonzato. 

Gonzato u ndal tek investimet e BE në institucionet arsimore në Shqipëri, si edhe tek programi i Garancisë Rinore, për të cilin tha se Bashkimi Europian ka dhënë  25 mln euro. Ambasadori thotë se të rinjve u duhen ofruar mundësi për punësim, ndërsa tha se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi për të ofruar më shumë mbështetje edhe për të rinjtë në këtë aspekt.

"Duhet të ofrojmë edhe mundësi për punësim, Plani i rritjes krijon mundësi për këto rritje, që duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të ketë investime në kapitalin njerëzor. Duhet të marrim masa që kjo rritje të ketë lehtësime për të rinjtë. Garancia rinore është projekt i BE, që subvencionohen kompani që të marrin në punë të rinj që të përfitojnë duke marrë përvojë në punë. 24 mln të rinj kanë përfituar në BE. Në Shqipëri kemi caktuar 25 mln euro për këtë program, dhe dua të shoh të shtrihet në të gjithë vendin”, tha Gonzato.


Lajmi kryesor:

Muzhaqi: Nga ky vit, mbështetje financiare për të rinjtë që marrin pjesë në praktikat e punës! 'Bilanci' i Strategjisë për Rininë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?