Strategjia, Klosi: Arsim profesional 
falas për gjithë shqiptarët e deportua

11 Shkurt 2016, 10:03| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Qeveria do të ofrojë arsim profesional falas për të gjithë shqiptarët e deportuar nga shtete të cilave u janë drejtuar në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar azil, për një jetë më të mirë.
 
Gjatë një takim me përfaqësues të ekzekutivit dhe të gjithë aktorëve të tjerë që veprojnë në fushën e emigracionit dhe riintegrimit të të kthyerve, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se qeveria do të hartojë një strategji të re për riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të tyre.

Padyshim që ne duhet të përpiqemi të gjithë së bashku t’u ofrojmë atyre mikpritje në pikat e kthimit në kufi, shërbime sa më të shpejta, qoftë shëndetësore apo edhe përkujdesit të parë për shërbime falas për t’i çuar pranë familjeve të tyre. Por në strategjinë tonë do vazhdojë të ngelet një nga pikat kryesore riintegrimi i tyre në shoqëri duke iu ofruar arsim profesional, duke iu ofruar një zanat falas dhe duke iu dhënë mundësi që nëpërmjet këtij zanati të bëhen të denjë në radhë të parë për tregun shqiptar të punës dhe më pas, me lehtësirat që ka legjislacioni i vendeve të BE-së, të kenë mundësi që edhe po të ritentojnë të shkojnë në Europë, të shkojnë nëpërmjet një kontrate të rregullt pune dhe si shtetas të përgatitur për një punë të denjë”, tha Klosi.
 
Duke theksuar se qeveria nuk i fshihet fenomenit të flukseve migratore, ekspozimi ndaj të cilit do të vijojë edhe në të ardhmen, siç tha ai, Klosi u shpreh se duke i ofruar një zanat falas, emigrantët do të kenë mundësi t'i drejtohen çdo vendi të botës të përgatitur dhe të kualifikuar.
 
"Ka ardhur koha që çdo qytetar shqiptar të kuptojë se ka zero shanse për emigracionin ilegal për të gjetur punë të denjë nëpërmjet një profesioni dhe shkollimi. Ne po e themi prej shumë kohësh që ka një mënyrë për të shkuar në Europë dhe kjo është mënyra e drejtë, me një profesion në Europë mund të gjesh punë. Nëse je i shkolluar, nëse je i profesionalizuar dhe nëse ke një zanat, në Europë mund të gjesh punë”, u shpreh ai. 

"Kemi përgjegjësinë për t'i pritur këta qytetarë", tha Klosi duke shtuar se sfidë mbetet parandalimi i emigracionit të parregullt, për të cilin duhen forcuar politikat përmes nxitjes së kanaleve të rregullta për emigrim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?