Strategjia e zgjerimit, Meta: Vlerësojmë rezervat ndaj Ballkanit të Hapur, s’bazohet në rregullat e BE

24 Nëntor 2022, 09:27| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 09:29

  • Share

1669120875_Screenshot4.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një reagimi në Facebook ka përshëndetur projektrezolutën e Parlamentit Evropian lidhur me strategjitë e zhvillimit.

Meta shkruan se ashtu sikurse është thënë edhe në PE edhe Partia e Lirisë i bashkohet rezervave për Ballkanin e Hapur, ku sipas tij nuk zbatohen rregullat e BE-së. Hapur|H

“Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE.

Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”- shkroi Meta.


Lajmi kryesor:

Strategjia e zgjerimit, PE: Legjislacioni i vendeve kandidate të jetë i ngjashëm me BE! Kritika ndaj Ballkanit të Hapur, s'bazohet në rregullat tona


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?