Strategjia e re në Shkodër! Trafikantët një hap përpara, mbjellin kanabisin e lëvizshëm me thasë (VIDEO)

17 Korrik 2022, 12:21| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 13:42

  • Share

250 forca policore vijojnë krehjen e zonave problematike për kultivim kanabisi në njësitë administrative Pult dhe Shalë në Shkodër.

Në ditën e pestë të operacionit janë shkatërruar dhjetëra parcela të vogla me nga 20-30 bimë, ndërsa është konstatuar një taktikë e re e trafikantëve.

Për të mos u zbuluar nga policia, shkulnin bimët duke i vendosur në thasë me qëllim lëvizjen për t’i vendosur në zona të tjera ku ishin hapur gropa. Kjo ishte mënyra që përdornin për të shmangur kontrollet.

Mini-parcelat u zbuluan nga avioni i Guardia di Financias në mes të pyllit ose bimësisë së dendur pranë shkëmbinjve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?