Strategjia e avokatëve të Berishës për të shtyrë procesin në GJKKO, Logu: Po ezaurojnë të drejtat që kanë, rrezikojnë të penalizohen nga gjykata

27 Dhjetor 2023, 15:54| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 16:14

  • Share

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Besart Logu i ftuar në emisionin “Përballje” me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv foli edhe për mënyrën sesi avokatët e Berishës po veprojnë në përballjen e këtij të fundit me drejtësinë.

Ai tha se do të vijë momenti kur kërkesat e tyre për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, do të ezaurojnë të gjitha të drejtat proceduriale që u lejohet dhe në fund mund të penalizohen nga gjykata. Logu shtoi se skenari që po përpiqen të ndjekin avokatët e Berishës, mund t’i sigurojë kohë por në terma afatgjatë vetëm do e dëmtojë më shumë.

“Duke parë sjelljen e avokatëve të Berishës, do exzaurojnë cdo të drejtë proceduriale që u lejohet subjekteve. Mesa mësova është kërkesa e tretë që po bëhet për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk ka pranuar kërkesën për lejimin e mediave në seancë.  Në vlerësimin tim është një taktikë që mbase i shërben në fitimin e kohës apo kapjen e një palë zgjedhjeve të parakohshme qoftë edhe vendore për të ngritur moralin e ndjekësve. Por në thelb nuk i shërben Berishës madje rrezikojnë mbrëojtësit e tij edhe të penalizohen nga gjykata. Sepse ka një dispozitë ku përveçse rrëzohet kërkesa e tyre, palët mbrojtëse edhe ndëshkohen me gjobë”- tha Logu.


Lajmi kryesor:

Si duhet interpretuar vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD? Logu: Nuk e cënon legjitimitetin e partisë! Njeh vendimmarrjen e Rithemelimit


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?