Shtetasi turk Selami Simsek

Iu refuzua kërkesa për azil/ Strasburgu i kërkon Shqipërisë të mos dëbojë turkun Selami Simsek deri në përfundim të gjyqit

8 Janar 2021, 19:10| Përditesimi: 8 Janar 2021, 19:32

  • Share

TIRANË- Gjykata e Strasburgut i kërkon shtetit shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek i cili ka kërkuar azil në Shqipëri pasi pretendon se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Turqi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kjo gjykatë është vënë në lëvizje nga avokati i simsek Elton Hyseni.

Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen. Gjykata ndërkombëtare urdhëron autoritetet të mos e dëbojnë deri sa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Gjykata Administrative rrëzoi padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri, me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Selami simsek rrezikonte të ekstradohej në Turqi, si miku i tij Harun Çelik.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/01/2021 01:09

    Me tere ment e keni ju te Stasburgut?! Po kumbares Erdogan si t'ia bejme, se sa po na mbyti me <<dashuri alla turka>> ?! Midis Simsekut dhe Musolinit te Stambollit ,peshorja dyshoj se anon nga <<babai i rigjetur>> qe s'na le rehat.Nje keshille per te gjithe ata turq qe kerkojne lirine e demokracine:Heren tjeter kur te kerkoni azil,provoni Greqine!-ARMIKU I ARMIKUT TIM,ESHTE MIKU IM !!-.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?