Stoltenberg zhvillon bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin, u kërkon të përmbahen nga përshkallëzimet

7 Nëntor 2022, 18:06
  • Share

1667840763_page.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur vet sekretari i përgjitshëjm i NATO-s me anë të një mesazhi në Tëitter, ndërsa shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet.

”Fola me @avucic dhe @albinkurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Duhet dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur aleatët! BE: Palët të gjejnë zgjidhje evropiane


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?