Jens Stoltenberg

Stoltenberg thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO: Ka ardhur koha! Stockholm i mbajti premtimet

27 Nëntor 2023, 15:25| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 15:27

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot (27 Nëntor) Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Suedia i mbajti premtimet e saj dhe tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit të këtij vendi", tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Në të njëjtën intervistë, shefi i NATO-s bëri thirrje gjithashtu për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili do të përfundojë nesër, të martën (28 Nëntor), raporton euronews.

“Unë u bëj thirrje palëve për një zgjatje të armëpushimit, e cila do të lejojë që të ofrohet më shumë ndihmë për popullatat në nevojë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera”, tha Stoltenberg.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?