Stoltenberg: Suedia është gati të anëtarësohet në NATO

24 Tetor 2023, 15:34| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:35

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristerson, tha se Suedia tashmë është gati të anëtarësohet në NATO.

“Mezi pres të mirëpres Suedinë si një anëtare e plotë e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg përshëndeti nënshkrimin e protokollit të pranimit të Suedisë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se dita e anëtarësimit të Suediës në NATO është shumë afër. Ai theksoi se Suedia është e gatshme të anëtarësohet në NATO dhe se anëtarësimi i saj në Aleancë do ta bëjë NATO-n më të fortë.

Me një njoftim modest të Presidencës turke, të hënën u bë e ditur se Erdogan nënshkroi Protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe e dërgoi atë për ratifikim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë.

Sigurisht, ky është hapi i parë pasi do të duhet pak kohë derisa Byroja e Asamblesë Kombëtare të caktojë mbledhjen dhe natyrisht të udhëzojë deputetët e koalicionit qeveritar që të votojnë.

Erdogan ka deklaruar vazhdimisht se parlamentarët turq do të vendosin vetë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?