Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë

22 Dhjetor 2023, 11:18| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 11:20

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, beson se pavarësisht përpjekjeve të mëdha ushtarake, Rusia nuk do të jetë më në gjendje të arrijë objektivat e saj të luftës në Ukrainë.

“Qëllimi i pushtimit të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin ishte të parandalonte Ukrainën që të afrohej me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Pas gati dy vitesh luftë, Ukraina tani është më afër se kurrë me NATO-n dhe BE-në“, tha Stoltenberg, sipas të cilit Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.

Shefi i NATO-s tha në një intervistë për Dpa se kjo është një humbje serioze strategjike për Rusinë, duke shtuar se ai është i sigurt se Ukraina do të arrijë përfundimisht qëllimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Stoltenberg theksoi gjithashtu se Rusia po paguan një çmim jashtëzakonisht të lartë për luftën e saj. Moska tashmë ka humbur qindra avionë dhe mijëra tanke, dhe 300,000 ushtarë janë vrarë ose plagosur.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?