Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia ndaj anëtarëve të NATO-s

23 Janar, 11:50
  • Share

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se aleanca po i bën të gjitha këto për të hequr çdo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj.

“Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s", tha Stoltenberg, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme Steadfest Defender 2024, e cila fillon në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?