Jens Stoltenberg dhe Milojko Spajiç

Stoltenberg: Rajoni ende i brishtë, mund të ketë tensione! Mundësi për destabilitet në Kosovë e Bosnje

26 Janar, 12:02| Përditesimi: 26 Janar, 16:51

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi gjatë një konference me kryeministrin e malit të Zi, se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë, dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje - Hercegovinë. Jens Stoltenberg garantoi se aleanca e Atlantikut të Veriut është e gatshme të punojë për të garantuar stabilitet në të dy vendet

“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë 1000 trupa shtesë dhe forca të blinduara të rënda atje. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së” tha Stoltenberg.

Ai paralajmëroi një vizitë në Bosnjë të Këshilli të Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës.

“Këshilli i Atlantikut të Veriut me 31 ambasadorë të NATO-s do të vizitojë Sarajevën javën e ardhshme. Ky është një demonstrim i mbështetjes së fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Mali i Zi është një anëtar i vlefshëm i aleancës.

“Mali i Zi është një aleat shumë i vlerësuar i NATO-s. Ju keni dislokuar trupa në grupet tona luftarake në Bullgari dhe Letoni, duke ndihmuar në parandalimin e agresionit rus. Në Irak, Mali i Zi po kontribuon në ndërtimin e forcave më efektive dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë, si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s. Mali i Zi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, të cilin e vizitova vjeshtën e kaluar. Pra, kryeministër, mirëpres angazhimin tuaj të fortë për reformat dhe rrugën e Malit të Zi drejt integrimit të plotë euroatlantik. Kjo është edhe më e rëndësishme pasi stabiliteti në rajonin më të gjerë mbetet i brishtë. Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë dhe forca të blinduara të rënda. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër kryeministri Spajiç tha se Mali i Zi do të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokus ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka thënë se për vendin e tij, stabiliteti në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe, në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it.

Stoltenberg shtoi se në Irak, Mali i Zi po kontribuon në ndërtimin e forcave më efektive dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë, si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?