Jens Stoltenberg dhe Aleksandër Vuçiç

Pas takimit me Vuçiç në Beograd, reagon Stoltenberg: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve

21 Nëntor 2023, 10:49| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 11:26

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Ora 11:26
Stoltenberg: Formimi i Asociacionit do të ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

1700562310_stol.jpg

Jens Stoltenberg dhe Aleksandër Vuçiç

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këtë gjë Stoltenberg e deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, raporton media serbe N1.

Sipas tij, formimi i Asociacionit do të ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Akumulimi i forcave të Forcave të Armatosura Serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve, i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës, të angazhohemi në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se me Vuçiç ka diskutuar edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne i diskutuam gjithashtu. Pas kësaj dhune, NATO vendosi edhe 1000 ushtarë dhe armë të rënda në Kosovë”, tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës! Vuçiç: Vendosim vetë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?