Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të sjellin rritjen e tensioneve

14 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:39

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vetëpërmbahen nga veprimet që mund të sjellin rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Stoltenberg e bëri këtë deklaratë në një konferencë për media të mbajtur sot në selinë e NATO-s, në prag të nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve të NATO-s, që mbahet më 14 shkurt.

Stoltenberg nënvizoi në fjalën e tij se rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe apeloi ndaj palëve që të angazhohen në bisedime.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg.

Gjithashtu Stoltenberg u ndal dhe tek sulmet në Veri të Kosovës, ku tha se për të garantuar një ambient të sigurt NATO ka shtuar qindra trupa ushtarake.

“Si rezultat i sulmeve që kemi parë në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën. NATO është aty për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet dhe kemi shtuar qindra trupa që të sigurohemi që të përmbushim mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara”, ka nënvizuar Stoltelberg.


Lajmi kryesor:

Biden letër Vuçiçit: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyç për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?