Jens Stoltenberg

Stoltenberg hedh poshtë deklaratat e zyrtarit të NATO-s: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushtet për negociata

17 Gusht 2023, 15:03| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 15:05

  • Share

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se i takon Ukrainës të vendosë kushtet e duhura për të filluar negociatat me Rusinë.

“Janë ukrainasit, dhe vetëm ukrainasit, ata që mund të vendosin kushtet për negociata dhe që mund të vendosin në tryezën e bisedimeve se cila është një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.

Duke folur në një konferencë në qytetin norvegjez të Arendalit, ai shtoi se roli i NATO-s ishte të mbështeste Ukrainën.

Deklarata pasoi komentet e Stian Jenssen, i cili të martën tha se Ukraina mund t’i dorëzojë territorin Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.Më pas, Jenssen tha se ishte penduar për komentet e tij.

“Mesazhi kryesor i NATO-s, është se politika e NATO-s është e pandryshuar, ne mbështesim Ukrainën”, tha Stoltenberg.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?