Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut

Stoli presion për formacionin, Ivan Gvozdenovic: Është gjë e mirë, pjesa e dytë me Kukësin ishte e dobët

1 Dhjetor 2023, 13:46| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:45

  • Share

KORÇË - Skënderbeu dhe Erzeni luajnë nesër në orën 17:00 në Korçë për javën e 15-të në Superligë. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic. Serbi është treguar i sinqertë duke thënë se pjesa e dytë në barazimin 2-2 me Kukësin ishte e dobët. Më pas ai u ndal edhe te lojtarët e futur nga stoli që kanë bërë mirë.

"Barazimi në fund me Kukësin? Për ne nuk ishte mirë, ishim të nervozuar dhe jo të kënaqur. Ishim shumë dobët në pjesën e dytë. Bëmë një analizë pas ndeshjes dhe tani duam vetëm tri pikët me Erzenin. Veç anëve jo, me Kukësin kishim edhe gjëra të mira në fushë. Tani, gjithë energjia dhe mendimi është vetëm për nesër kundër Erzenit.

Ç'ndodhi pjesën e dytë? Edhe menaxhimi dhe përqëndrimi nuk ishin, kemi përgjegjësi të gjithë, edhe ne edhe lojtarët. Një pjesë e parë shumë e mirë dhe një e dytë shumë e keqe, kjo nuk është e mirë për ne, meritojmë kritika. Çdo tre ditë kemi ndeshje, nuk kemi kohë të mendojmë për ndeshjet. Të gjithë si klub kemi vetëm një mendim, atë kundër Erzenit.

Vendi katër? Jemi pak të qetë, por duke parë diferencat nga vendi ynë nuk janë shumë të mëdha në pikë. Sërish nuk duhet të jemi qetë, jam i sigurt se deri në fundin e fazës së tretë nuk do relaksohemi. Çdo javë për ne është finale. Na duhen vetëm pikët.  

Pecani? Nuk është i lënduar, është gati. Kemi 25 lojtarë dhe ai do jetë në fushë kur të kemi nevojë për të. Për momentin është në pankinë. Ne kemi kujdes me aktivizimin e lojtarëve, Pecani ka vetëm dy ndeshje jashtë. Unë shoh rezultatin, skuadrën dhe lojtarin. Ai mendon për ekipin dhe kemi nevojë për të.

Gresild Lika? Është pozitive për ne paraqitja e tij. Franklin dhe Lika erdhën nga pankina dhe bënë shumë mirë. Ne kemi Skënderbeun, jo ekip të parë dhe të dytë. Kemi rezultatin në bazë dhe më pas individin. Të gjithë do kenë shansin e tyre", tha serbi i Skënderbeut.

Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Skënderbeu me 18 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Erzeni me 16 pikë vendin e shtatë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?