Stojku prezanton programin: Ringrejmë ekonominë! Do u rrisim pagat administratës

7 Shkurt 2021, 22:51| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 22:54

  • Share

Teksa dy partitë e mëdha kanë nisur fushatën duke shpalosur programet e tyre politike, as partitë opozitare në parlament nuk kanë ngelur pas. Partia e parë që ka shpalosur programin ekonomik është Aleanca Demokracia e Re nga Edmond Stojku. Në fokus të programit të tij është kryesisht zhvillimi ekonomik i vendit.

“Të gjitha subjektet të paguajnë barazisht TVSH por diuhet të rikthejmë taksën e sheshtë 10%. Tu japim bizneseve kohë për të formalizuar të gjitha transaksionet e tyre dhe të mbyllim njëherë e përgjithmonë epokën kriminale të 2 bilanceve”, tha ai.

Në programin e partisë së tij, Stojku ka në fokus dhe administratën, ku kryesisht synon të rrisë pagën e tyre.

“Rrogat në administratë të jenë nga 800 euro deri në 1300 euro. Të saktësojmë detyrat të ulim numrin e tyre në 100 mijë nënpunës gjithsej dhe tu japim dinjitetin e shtetit që përfaqësojnë. Sot kemi 168 mijë skllevër. 2 janë parime që ngrejnë një mjedis, barazia e subjekteve dhe transparenca e vendimeve”, shtoi Stojku.

Nëpërmjet partisë “Aleanca Demokracia e Re”, Edmond Stojku synon një karrige në parlamentin e ardhshëm. Më herët, Stojku është shprehur i gatshëm për koalicion, përfshirë dhe qeverinë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?