Sali Berisha

Stiv Xhobsi ynë ka ngatërruar fushatë!

11 Prill 2023, 11:05| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:07

  • Share

Pa mbërritur në limitet e afateve ligjore, Ilir Meta shkoi e dorëzoi për Tiranën një listë kandidatësh për Këshillin Bashkiak sipas marrëveshjes me Sali Berishën. U deshën më pas një mori memesh e gallatash që Berisha ta thërriste Metën në zyrë nja tre herë dhe kësisoj lista me ‘gjenitë’ u shkartis me të Rithemelimit.

Ky nuk është ndonjë shqetësim kushedi së çfarë për votuesit, por së paku tregon sesi edhe brenda koalicionit fjala ‘pazar’ është më e pakta që mund t’ia emërtosh marrëdhëniet që kanë. Më normalja është që Saliu u bë qesharak dhe i kërkoi ca emra në listë, një po e një jo. Kjo tregon seriozitetin që kanë përballë shqiptarëve. Asgjë zyrtare, asgjë morale. Veç listë pas liste në KQZ për të kompleksuar njëri-tjetrin.

Tashmë që zgjedhjet lokalë janë në prag të fushatës zyrtare, ka një qasje të tmerrshme të Sali Berishës ndaj hapësirës publike. Madje, ose ne e keqkuptojmë 14 Majin, ose kryetari i Rithemelimit e ka fushatën e fundit të jetës së tij politike. Teksa e gjithë vëmendja është kthyer në Tiranë, kryesisht për shkak të numrit të lartë të kandidatëve dhe jo për rezultatin e pritshëm, Sali Berisha e ka kapur mikrofonin më fortë se kurrë. Kandidati i tij dhe i Ilir Metës hedh një fjalë tutje-tëhu për autobusë falas, dhe mbetet si meme në TikTok.

Shkon në një treg fshatarësh dhe merr 500 like në Facebook. Takon ca njerëz në rrugë te njësia 3 e shoqërohet me të korruptuarit e sportit. E kështu më radhë. Dhe paralel me këtë panoramë të vakët, qendron Sali Berisha që mbledh gazetarët dy herë në javë. Të hënën u thotë që Inceneratorët janë afera më e madhe e këtij shekulli. Pastaj të premten u thotë së afera më e madhe e këtij shekulli është Porti i Durrësit.

Është e kuptueshme se secili në opozitë po bën garë për hesapin e tij. Që nga pod-casti ku Saliu fliste gjysmë ore për xhaxhain, e gjer te bashkëbisedimet me premtime për trefishim pagash. 76 vite rrojti Enver Hoxha dhe bënte pikërisht këto muhabete: “Xhaxha Hyseni ishte si baba për mua. Ai ishtë nënshkrues i aktit të pavarësisë”. Këtë tonin të kohëve moderne e ka kapur pak me vonë të paktën, 79 vjeç. Dhe në podcast rrëfente se i pëlqente xhaxhai se vishej bukur para 100 vjetësh. Pikërisht ky, njeriu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan as nëpër këmbë, e jo më në politikë, shfaq guxime të tepruara sa herë i del një mikrofon para.

Sali Berisha me gjasë ka ngatërruar fushatë, ndryshe nga partneri i tij. Teksa Ilir Meta merret me Luçianon, Saliu tregon se ç’do të bëjë kur të rikthehet si kryeministër. Është e çuditshme se ku i gjen krahasime për veten. Herë Ronald Regan, e herë Xhobs. Siç tha ai së fundmi: Do rikthehem si Stiv Xhobsi pasi e hoqën nga puna dhe i dha botës iPad-in! Pastaj fati i dy idhujve të tij është histori tjetër… Po nejse!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura: 11/04/2023 14:10

    Urra rrofte Edi Rama. E ke qa artikullin. Bajat fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?