Këngëtarja e njohur, Beyonce

Stilistja nga Prizreni fiton suksesin e madh ndërkombëtar, mahnit me dizenjimin e fustanit të Beyonce! (FOTO)

4 Tetor 2022, 19:47| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 19:48

  • Share

Një fustan që të mahnit, kështu kanë qenë fustanet e krijuara nga duart e Lena Berishës, artistes kreative që ka arritur tashmë një sukses të madh ndërkombëtar me krijimet e saj të jashtëzakonshme.

Dizajnerja nga Przreni ka pasur fatin të veshë me krijimet e saj artistë të mëdhenj të botës si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B edhe shumë personazhe të tjerë.

Së fundmi Lena i ka surprizuar të gjithë pasi ka zbuluar se është përzgjedhur nga mbretëresha e popit Beyonce.

“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes për klipin e saj të Tiffany & Co dhe dukej e mrekullueshme. Fustani mjaft i veçantë dhe i shndritshëm, është një krijim të cilin Berisha e ka zbuluar edhe më parë dhe tashmë u vesh nga ylli i muzikës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?