Stërvitje e përbashkët mes 6 shteteve të Ballkanit, NATO publikon pamjet nga ushtrimet që po mbahen në Shqipëri (VIDEO)

17 Janar, 15:54| Përditesimi: 17 Janar, 16:07

  • Share

Aleanca Euro-Atlantike e NATO-s, ka publikuar një video në rrjetin social ‘X’ me ushtrimet e përbashkëta mes ushtarëve të shteteve të Ballkanit që janë pjesë e kësaj aleance ushtarake.

Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe forcat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Turqisë dhe Greqisë.

Pa u treguar vendndodhja e saktë në Shqipëri, tregohet se ushtrimet po zhvillohen me hedhje me parashuta dhe me litarë nga helikopterët.

“Forcat Speciale Aleate janë një aset jetik i NATO-s”, thuhet në përshkrim ndërsa komandanti shqiptar Ajet Jata thekson se bashkëpunimi i këtyre forcave mund të sjellë paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?