Baza e Kuçovës, inagurimi

Stërvitja e ushtarakëve ukrainas në Kuçovë, qeveria: Nëse do jetë e nevojshme jemi të gatshëm

6 Mars, 13:04| Përditesimi: 6 Mars, 13:06

  • Share

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, zëvëndëskryeminstrja u pyet nga gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj mbi mundësinë e stërvitjes së ushtarakëve ukrainas në bazën e NATO-s në Kuçovë.

Pyetja: Së fundmi është folur shpesh në media për mundësinë e stërvitjes aty të ushtarëve ukrainas. A është i mundur ky skenar?  Dhe a i ka kapacitetet për t’u realizuar kjo gjë?

‘Baza ajrore e Kuçovës, është patjetër një aset i ndërtuar në Republikën e Shqipërisë por është një aset që i përket aleancës së Atlantikut. Kështu që në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme dhe e arsyeshme do të jemi të gatshëm që t’i mbështesim dhe të bëjmë dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Sa i përket kapaciteteve, ju siguroj që baza e Kuçovës përmbush të gjitha kapacitetet dhe të gjitha kushtet moderne të të gjitha bazave të tjera të NATO-s dhe është edhe më e reja dhe pa dyshim që i ka edhe standardet edhe më të larta të operimit.’, tha zëvëndëskryeminstrja.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?