Stërvitja e NATO-s në Sazan, Forca Detare: Sot dhe nesër mjetet e kanë të ndaluar lundrimin në afërsi të ishullit

30 Tetor 2023, 11:07| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 11:10

  • Share

Forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë në Sazan stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3”. Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit.

Forcat Detare njoftojnë se të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit.

“Komanda e Forcës Detare, ju vëmë në dijeni se gjatë periudhës 30-31 tetor 2023 Forcat e Armatosura të R.SH-së në kuadër të programit të stërvitjeve të NATO-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” në ishullin e Sazanit dhe përreth tij.

Stërvitja e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” do të zhvillohet në periudhën 30-31 tetor 2023.

Të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të

Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s gjatë periudhës 30-31 tetor 2023.

Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangjen e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar”, thuhet në njoftim.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?