Stërvitja Defender Europe 2023, gjenerali Wickman: Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin në fushën e sigurisë me partneren dhe miken tonë Shqipërinë

22 Maj 2023, 10:19| Përditesimi: 22 Maj 2023, 10:20

  • Share

1684743259_wilkaman.jpg

Gjenerali amerikan Micheal Wickman ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ai tha se këto mundësi dhe partneriteti i Shqipërisë me Amerikën janë të shkëlqyera për të promovuar paqen në vend.

“Në emër të gjeneralit Williams, jam i nderuar që kthehem për stërvitjen defender që organizohet nga partneri dhe miku ynë Shqipëria. Shqipëria ka angazhuar trupa për Avganistan, kosoveë, Bosnjës dhe Irak. Vitin e shkuar Shqipëria mirëpriti prezencën amerikane në vend, së fundmi kjo stërvitje ofron mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të promovuar vlerat e vendit.
Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin me Shqipërinë në të ardhmen për paqen dhe sigurinë duke na bërë më të sigurt të gjithë ne.”- tha gjenerali. Michael D. Wickman


Lajmi kryesor:

Nis stërvitja ‘Defender Europe’, 24 mijë trupa të NATO ‘zbarkojnë’ në Shqipëri! Rama: Jemi më lart se kurrë në respektin ndërkombëtar! SHBA: Tirana, aleatja jonë më e mirë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?