Stermilli:Ashpërsimi i marrdhënieve
 me ballistët pas Mukjes/ Ditari

11 Maj 2016, 09:00| Përditesimi:

  • Share
Në numrin e së shtunës, “Shqiptarja.com” botoi pjesën e parë të ditarit të luftës së Haki Stërmillit, një ditar ku shkrimtari ka shënuar ditë pas dite një varg ngjarjesh të rëndësishme nga Lufta, (vitet 1943-1944). Një nga protagonistët Luftës, Stërmilli sjell në ditarin e tij shumë ngjarje, ku ka qenë i pranishëm apo ngjarje që ka dëgjuar nga dëshmitarë kyç.

Në pjesën e parë të ditarit, ne sollëm shënimet e tij të ditëve në prag të marrëveshjes së Mukjes, dhe deri në ditën e takimit mes dy forcave politike me 2 gusht në fshatin Mukje. Sot sjellim pjesën e dytë të këtij ditari, ku rrëfehen diskutimet e mbledhjes, vendimet e marra me 2 gusht dhe ngjarjet e ditëve që pasuan këtë takim të rëndësishëm, ngjarje ku shënoheshin shpesh përplasje dhe acarime mes kundërshtarëve politikë.

Siç shënon vetë Haki Stërmilli në hyrje, ky ditar “asht pasqyra e vuejtjeve dhe e sakrificave mbinjerëzore të popullit t’onë kreshnik, asht krijesa e heroizmit të Rinís s’onë t’artë.Ato që pashë, që ndigjova dhe që jetova gjatë përleshjes vigane të popullit t’onë me anmiqt, formojnë landën e kësaj vepre, e cila fillon me 30 Korrik 1943 dhe mbaron me 30 Nanduer 1944”, shkruan Stërmilli.
Ad.pe.




 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?