Sylvinho

Statistikat/ Një vit pa humbje, Shqipëria e Sylvinhos i befason të gjithë

21 Mars, 19:29| Përditesimi: 21 Mars, 19:47

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër (e premte) në orën 20:45 kundër Kilit në Parma. Ndeshja është miqësorja e parë këtë mars, teksa më 25 në program është një tjetër sfidë miqësore, ajo kundër Suedisë në Stockholm.

Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar, kur për ndeshjen e dytë në Grupin E kualifikues të Euro 2024, Polonia na mposhtet 1-0 në Varshavë.

Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në "Gjermani 2024" si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.

Braziliani i stolit ka ndërtuar një ekip shumë të balancuar, një skuadër që në këto tetë ndeshje ka shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm 3.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?