Statistikat/ Gjeorgjia dominon ndaj kuqezinjve, fitorja e fundit gati 17 vite më parë

28 Mars 2022, 16:37| Përditesimi: 28 Mars 2022, 16:40

  • Share

Pas humbjes 2-1, me gjithë paraqitjen fantastike kundër Spanjës, Shqipëria pret të martën në një tjetër miqësore Gjeorgjinë në Air Albania. Ndonëse është një kundërshtar më i lehtë në letër në të shkuarën rezultatet s’kanë qenë aspak pozitive për komvëtaren.

Në total kuqezinjtë kanë zhvilluar 12 ndeshje kundër Gjorgjisë nga të cilat kanë fituar vetëm 3, 2 janë mbyllur në barazim dhe 7 sfida janë fituar nga kundërshtarët. Madje në 4 ndeshjet e fundit Shqipëria nuk ka fituar në asnjë rast kundër Gjeorgjisë, ndërsa suksesi i fundit daton me 4 qershor të 2005 për kualifikueset e Botërorit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?