Statistikat e frikshme kundër Spanjës, shtatë humbje në shtatë ndeshje për Kombëtaren! ‘La Roha’ kanë shënuar një mal me gola

24 Mars 2022, 13:53| Përditesimi: 24 Mars 2022, 16:14

  • Share

Të shtunën Shqipëria do të luajë një test miqësor kundër Spanjës, që është një nga kombëtaret më të forta në Europë dhe botë. Si e tillë edhe për kuqezinjtë në përballjet e mëparshme ka rezultuar një makth i vërtetë.

Në 7 përballjet e mëparshme, duke filluar nga kualifueset e Europianit 1986 kuqezinjtë kanë humbur gjithmonë në favor të “La Roha-s”. Madje edhe humbja e dytë më e thellë në historinë e kombëtares është kundër Spanjës, me rezultatin 9-0 në vitin 1990.

Në 7 përballje me Shqipërinë Spanja ka shënuar gjithsej 29 gola, ndërsa kuqezinjtë vetëm 2.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?