Foto ilustruese

Statistikat e dhjetorit 2023/ 4 policë të arrestuar, 2 të pezulluar e 17 çohen në prokurori

4 Janar, 09:15| Përditesimi: 4 Janar, 09:20

  • Share

Agjencia e Mbikqyrjes Policore publikon statistikat e dhjetorit 2023, ku bën të ditur se mes 20 referimeve në prokurori 17 janë për punonjës të policisë së shtetit, 1 punonjës I PMNZSH dhe 16 shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga 17 personat e arrestuar në flagrancë, 4 janë punonjës policie, 11 janë shtetas, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

2 punonjës policie janë pezulluar nga ushtrimi I detyrës me vendim gjykate, ndërsa janë bërë 10 inspektime të paplanifikuara.

Për tre punonjës policie Komisioni Disiplinor ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë.

Janë trataur 139 ankesa nga 177 të administruara ndërsa kanë mbërritur 265 telefonata.  Mes tyre 105 telefonata kanë dhënë informacion.

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?