Stamboll, aeroplani 'Boeing 737' del nga pista dhe ndahet në tre pjesë, asnjë viktimë, 52 të plagosur, pilotët në gjendje të rëndë (VIDEO+FOTO)

5 Shkurt 2020, 17:00| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 18:37

  • Share

Një aeroplan pasagjerësh 'Boeing 737-86J' i ‘Pegasus Airlines’ ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll.

Sipas mediave turke, në momentin e aksidentit aeroplani ka shpërthyer duke u ndarë në tre pjesë.

Mes 171 personave në bord dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit nuk ka patur viktima. Mediat njoftojnë se të paktën 52 udhëtarë janë plagosur dhe se dy pilotët janë në gjendje të rëndë. 

Avioni i kompanisë turke 'Pegasus Airlines' po vinte nga Izmir.

Trafiku në aeroportin e dytë të metropolit të Bosforit është mbyllur.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve nga aeroplani.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta për momentin por sipas Ministrit të transportit Turhan, piloti i 'Boing 737' ka bërë ulje të fortë në pistë, gjë e cila mendohet se ka ndikuar në devijimin e avionit duke e bërë të vështirë më pas kontrollin mbi të.

Lajmi në përditësim   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?