Stafi i spitalit të Traumës e surprizon për ditëlindje, Manastirliu: Dua që të keni kushte më të mira pune

31 Dhjetor 2022, 11:22| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 11:30

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar spitalin e Traumës për të falënderuar stafin mjekësor për gatishmërinë dhe korrektësinë si dhe për t’i uruar atyre një vit sa më të mbarë. Por, ajo u gjend e surprizuar pasi bluzat e bardha e befasuan me një buqetë me lule dhe i uruan ditëlindjen.

 “Shumë faleminderit, e vlerësoj shumë. Është gjithmonë një surprizë e bukur. Unë për të thënë të vërtetën e kam për kënaqësi që më uroni për ditëlindje dhe sinqerisht urimet më të mira që ju më jeni, t’jua jap mbrapsht për të thënë që do bëjmë akoma më shumë që ju të keni kushte më të mira pune”, u shpreh ajo ndër të tjera e surprizuar.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?