Stafi i Ministrisë së Arsimit duke dhuruar gjak

FOTOT/ Stafi i Ministrisë së Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë

26 Gusht 2023, 11:45| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 11:55

  • Share

Stafi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit iu bashkua fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.

Në një postim në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i ka falënderuar ata që ju përgjigjën pozitivisht kësaj thirrjeje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke treguar solidaritet dhe duke dhënë shembullin e mirë tek qytetarët për të shpëtuar jetë.

"Dhuro gjak, shpëto jetë! Mirënjohje të gjithë kolegëve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që iu bashkuan fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar. Në shenjë solidariteti iu përgjigjëm pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke dhënë shembullin e mirë për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë", ka shkruar Kushi.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?