Stadiumi i ri Durrësit me kullë, FSHZH zgjedh të njëjtën kompani për Masterplanin dhe zonën përreth

30 Tetor 2023, 07:18| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 07:21

  • Share

Studioja belge “51N4E”, e cila u shpall fituese për projektin e stadiumit të qytetit të Durrësit “Niko Dovana”, do të jetë tani përgjegjëse edhe për një kontratë të re. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se nëpërmjet një procedure me negocim pa shpallje paraprake njohu si fituese të njëjtën studio për kontratën : “Masterplani i kompleksit sportiv të stadiumit “Niko Dovana” dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit, Durrës”.

FSHZH, pas negocimit, ka rënë dakord për ofertën 36.8 milionë lekë apo rreth 344 mijë euro. Vetë Fondi njoftoi se “bashkimi i operatorëve  “51N4E” Degë e shoqërisë së huaj dhe “Plan Comun”, regjistruar në Francë” ishin fitues të kontratës dhe brenda 6 muajsh duhet të përfundojnë projektin e masterplanit në fjalë. Autoritet kontraktor për projektet e stadiumeve është caktuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit çka edhe për masterplanin bën që të jetë kompetent i njëjti institucion.

Stadiumi i ri në Durrës

Në shkurt të këtij viti u hap gara ndërkombëtare për projektet e stadiumeve në qytetin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Në maj u bë edhe shpallja e projektit fitues për stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Projekti i 51N4E sjell konceptin e stadiumit si pjesë të integruar të qytetit ku jeta e komunitetit ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

Gjatë shpjegimit të projektit në atë kohë, përfaqësuesi i kompanisë nënvizoi se ishte menduar ndërtimi i hapësirave të gjelbra dhe kthimi i stadiumit edhe në një vend dhe park stërvitje.

“Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten pro a bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktiv në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.

Referuar projektit stadium do të ketë fusha stërvitje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme. Do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium. Rreth stadiumit parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare. Po kështu do ndërtohet Qendra e Zhvillimit të Konventave dhe Festivalit Kombëtar të Filmit./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko Dovana: 01/11/2023 09:44

    Po futini dhe 1 kazino, mos shkoj Monja deri ne Tiron me lujt bixhoz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?