Kronikë

Stacionet e plazheve, Klosi flet për herë të parë pas masakrës në Velipojë: U vonuam nga zgjedhjet, për 4 ditë t'i mbyllim konfliktet në plazh!

2 Korrik 2021, 15:00| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 15:08

  • Share

Ministri i Turizmi Blendi Klosi nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet, por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.

Duke shmangur prezencën e medias ministri i turizmit Blendi Klosi u takua për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me turoperatorët dhe hotelierët e Durrësit për të komunikuar mbi problematikën e ndarjes së stacioneve të plazheve.

Klosi ka kërkuar  të përshpejtohet puna për aplikimin dhe ndarjen e parcelave brenda pak ditësh, pasi do të ketë një rihapje tjetër aplikimi për stacionet e mbetura.

“Pra kemi një situatë e cila ka nevojë shume të përshpejtohet. Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre posedueseve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, u shpreh Klosi.

Ministri ka justifikuar edhe vonesat e konstatuara në hapjen e aplikimeve për stacionet e plazhit në vend.

“Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikim it të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe”, tha Klosi.

Në bregdetin e Durrësit në total janë 815 parcela, nga të cilat 638 mund të menaxhohen nga privati, por që aktualisht janë bërë vetëm 430 aplikime, nga të cilat 70 janë refuzuar. Ndërkohë nga Bashkia e Durrësit do menaxhohen 160 parcela publike.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 02/07/2021 16:41

    po clidhje kane zgjedhjet me funksionimin e administrates.mir ju ishit duke u mar me zgjedhje po ministria juaj,drejtorit zyrat skane lidhje fare me to.ju mendoni per sezonin turistik dhe afatet qe lidhen me te jo me datat e zgjedhjeve...shtet rrumpalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?