Shkoi për të bërë analizat por u hodh nga kati i tretë, stabilizohet gjendja e të riut! I iku të atit nga duart: Ishte trembur pas përgjigjes së tamponit

14 Mars 2021, 18:44| Përditesimi: 14 Mars 2021, 19:32

  • Share

24 vjeçari që është hedhur nga kati i tretë i godinës së analizave në spitalin rajonal të Elbasanit është në gjendje të qëndrueshme. Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babain e tij. Pasi kanë hyre në godinën e analizava në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e COVID në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të metejshme, babai ka treguar se djali ishte trembur pas përgjigjes.


Lajmi kryesor:

I ikën të atit nga duart, 24 vjeçari me COVID hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, u frikësua nga përgjigjia e tamponit


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?