S'pyesin për COVID, qytetarët të grumbulluar para Poliklinikës së Elbasanit (VIDEO)

9 Dhjetor 2020, 08:41| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 10:20

  • Share

Ndonëse jemi në një situatë kritike të pandemisë, ku rastet ditore dhe numri i vdekjeve janë në shifra të larta, qytetarët si duket vazhdojnë të jenë të pabindur ndaj masave që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e COVID.

Në Poliklinikën e Elbasanit ditën e sotme jemi përballur me këtë pamje, ku siç shihet qytetarët janë të ngjeshur pas njëri-tjetrit për të marrë shërbimin e tyre në këtë poliklinikë.

Por ata janë grumbulluar edhe për shkak të motit të keq për t'u strehuar nga shiu.

Ruajtja e distancës dhe rregulli për të mos u grumbulluar më shumë se 10 persona në një ambient si duket nuk po respektohet.

1607501179_njerez.jpg

Grumbullimi i njerëzve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?