Adrien Rabiot

Sprinti final për objektivat, Rabiot bashkohet në stërvitje me Juventusin

14 Mars, 21:38| Përditesimi: 14 Mars, 21:43

  • Share

Serie A është në fazën e sprintit final, me skuadrat që kërkojnë të përmbushin objektivat. Te Juventus duket se janë dorëzuar për titullin kampion pasi janë 17 pikë pas Interit kryesues.

Të ndodhur në vendin e tretë, "Zonja e Vjetër" ka vuajtur disa dëmtime në muajt e fundit, çka ia kanë vështirësuar punën Max Allegrit. Trajneri livornez ka marrë një lajm të mirë, teksa në stërvitje është bashkuar Adrien Rabiot.

Francezi u stërvit pjesërisht me grupin të enjten në 'Continassa' dhe rikthimi i tij duket i afërt. Mesfushori dëmtoi gishtin e këmbës në një përplasje me Bremer gjatë Juve - Frosinone dhe me shumë mundësi do të rikthehet në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Genoas të dielën.

Synimi i Allegrit është që lojtari të jetë gati për ndeshjen e drekës në raundin e 29-të, në të cilën Rabiot duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të fillojë nga minuta e parë, duke pasur parasysh urgjencën në mesfushë.

Me kthimin e Rabiot, treshja titullare do të riformohej, e kompletuar nga Locatelli e McKennie dhe Miretti do të kthehej në stol. Juventusi është rikthyer nga një seri makthi, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe po kërkon një sukses që do t'i rikthejë besimin për sprintin final në të cilin do të duhet të mbrojnë vendin në Ligën e Kampionëve.

Për ndeshjen ndaj djemve të Gilardinos do të rikthehet edhe Vlahovic, i cili ka shlyer pezullimin dhe portieri Perin do të jetë sërish në dispozicion, pasi është stërvitur plotësisht me grupin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?