Sportistët e dalluar pension të posaçëm nga shteti, Meta dekreton ligjin e qeverisë

4 Qershor 2020, 18:30| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 18:35

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtesën e bërë në ligjin ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, ku në përfitimin e pensionit të posaçëm nga shteti përfshihet dhe kategoria e sportistëve.

Në dekretimin e ligjit, presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.

Po çfarë parashikon ky ligj?  Ligji ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” shton kategoritë e personave që përfitojnë pension special nga shtetit, nëse kanë dhënë kontribut dhe kanë spikatur në profesionet e tyre, ku sportistët janë shtuar si një kategori e re. Në ligj ndryshon shkronja ‘b’ e nenit 5 të ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 1993, duke parashikuar që njerëzit, të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e sportit kanë të drejtë të përfitojnë pension shtetëror të posaçëm.

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497
Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?