Sporti i ri olimpik? Ivan Scott arrin të qethë 749 dele në 8 orë (VIDEO)

6 Mars 2019, 09:57| Përditesimi: 6 Mars 2019, 10:03

  • Share

Në një vend si Zelanda e Re, ku jetojnë rreth 4 milionë njerëz dhe mbi 40 milionë dele, shumica e qytetarëve e konsiderojnë qethjen e deleve sport kombëtar, në të njëjtin nivel me regbi-në dhe garat e barkave me vela. Kohët e fundit, Federata Kombëtare e Fermerëve, një grupim me ndikim të madh në vendet e Oqeanisë, ka propozuar që kjo disiplinë të njihet edhe ndërkombëtarisht dhe që "atletët" berber më të talentuar, të marrin pjesë jo vetëm në Lojrat e Commonwealth-it por dhe në Lojrat Olimpike.

Si çdo vit në muajin mars, në qytetin e Masterton u organizua Kampionati Botëror i qethjes se deleve. Berberet fermerë që marrin pjesë në këtë kompeticion, vijnë nga vendet ku flitet gjuha angleze si Irlanda, Australia, Anglia dhe Afrika e jugut. Çmimi “Gërshëra e Artë” me të cilin shpërblehet qethësi më i mirë, këtë vit u bë pronë e irlandezit Ivan Scott,  i cili arriti të qethte 749 dele në vetëm 8 orë.



 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?