Sportelet e FSHU të hapura edhe të dielën, paguani faturën të evitoni ndërprerjen e furnizimit

24 Shkurt, 09:56| Përditesimi: 24 Shkurt, 09:58

  • Share

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria përgjegëse për arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike njofton se e diela e fundit e çdo muaji do të jetë ditë pune, pra sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura për të gjithë abonentët.

Ky vendim i vjen në ndihmë klientëve tanë që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet, si kamatëvonesa dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Duke patur parasysh se muaji shkurt ka 29 ditë u rikujtojmë abonentëve se sportelet ku paguhet fatura do të jenë të hapura gjatë pjesës së parë të ditës.

Theksojmë se vonesa për likuidimin e detyrimeve deri në dy muaj shkakton ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përveçse ngarkon abonentin me kamatvonesë.

FSHU, pjesë e grupit OSHEE Sh.A, është prezente në të gjithë vendin me 100 pika shërbimi, çdo ditë të javës, ora 08:00 – 20:00 (hënë-shtunë), si dhe të dielën e fundit të çdo muaji.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?