Futbollisti i Francës, Benjamin Pavard

‘Spiuni’ brenda ekipit, Pavard akuzohet se krijoi atmosferë toksike tek skuadra e Francës

20 Dhjetor 2022, 21:47| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 21:51

  • Share

Me kthimin e skuadrës franceze në shtëpi pas aventurës së tyre në Kupën e Botës, historitë po dalin në dritë për disa nga vështirësitë me të cilat u përball skuadra në Katar. Ndërsa betejat e tyre me sëmundjen para finales ishin të mirë-dokumentuara, skuadra thuhet se po përballej me një situatë tjetër toksike një nga lojtarët e tyre.

Gazetari francez Romain Molina akuzoi futbollistin e Bayern Munich, Benjamin Pavard, se ka sabotuar skuadrën gjatë Kupës së Botës në Katar.

Sipas Molinës, mbrojtësi i Bayern Munich ishte një problem serioz për Francën në Kupën e Botës. Madje ai ka zbuluar informacione nga dhoma e zhveshjes për gazetarët me të cilët kishte marrëdhënie të mira.

Pavard humbi vendin në formacion në Kupën e Botës dhe Deschamps preferoi mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde para tij. Pavard luajti vetëm një ndeshje në Katar, në hapjen e Kupës së Botës kundër Australisë, pas së cilës nuk pati asnjë minutë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?