Bota

Spiunazhi, arrestohet Kapiteni i Marinës Italiane, po i dorëzonte dokumente sekrete të NATO-s një oficeri rus

31 Mars 2021, 12:10| Përditesimi: 31 Mars 2021, 12:13

  • Share

Një Kapiten i Marinës Italiane është arrestuar natën e mbrëmshme së bashku me një oficer të forcave të armatosura ruse, pasi donte të dorëzonte dokumente dhe të dhëna konfidenciale të NATO-s.

Ndërhyrja u zhvillua gjatë një takimi mes palëve kur kapiteni italian po i dorëzonte dokumente të “klasifikuara” atij rus në këmbim të parave.

Policia ushtarake e zhvilloi aksionin "gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash", thuhet në deklaratën e policisë.

Media italiane "Corriere della Sera" raporton se oficeri italian mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë

Shtetasi rus për të cilin thuhet se punon në Ambasadën e Rusisë në Itali, pritet të dëbohet nga vendi. Ai nuk është arrestuar pasi gëzon imunitet diplomatik, tha deklarata e policisë.

Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Arrestimi vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit, veçanërisht për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, një veprim i cili nxiti zyrtarët e BE-së të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?