Spitali Rajonal i Fierit

Kronikë

Spitali Rajonal i Fierit jo në kapacitet të plotë, urdhri: QSUT dhe 4 spitale rajonale do ta furnizojnë me barna e pajisje mjekësore

28 Maj 2021, 16:03| Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:08

  • Share

Për një periudhë prej tre muajsh, Spitali Rajonal i Fierit do të mbështet te QSUT dhe spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Gjirokastrës për të përmbushur nevojat për barna apo pajisje mjekësore.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, janë këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme, deri në vënien në funksion normal të tij.

Periudha prej tre muajsh përcaktohet si periudhë mobilizimi për përfundimin  e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të Spitalit.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për   mallra   dhe shërbime   esenciale   të   Spitalit Rajonal  “Memorial”  Fier,  do  të  financohen  nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert më 21 prill dhe do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?