Spitali i Prizrenit ‘hap dyert’ për të prekurit me COVID nga Kukësi, drejtori: Për ne janë të gjithë njësoj

9 Shkurt 2021, 09:52| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 10:23

  • Share

PRIZREN- Për shkak të afërsisë, Prizreni është kthyer në një qytet të dytë për qytetarët kuksianë e veçanërisht për ata që janë infektuar me COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë në këtë spital kanë marrë trajtim 21 persona nga të cilët 11 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër vijon të trajtohet aty. Drejtori i Spitalit Afrim Avdiaj, thotë se aktualisht janë 9 qytetarë nga Kukësi me COVID që janë të shtruar dhe se trajtimi ndaj tyre po bëhet njësoj si për qytetarët e Kosovës. 

Ai njofton më tej se, në këtë institucion shëndetësor nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar nga koronavirusi i ri britanik. 

Ndryshe, prej disa vitesh në Spitalin e Prizrenit, trajtohen edhe të sëmurët me hemodializë. Janë 14 persona nga Kukësi që udhëtojnë tri herë në javë në Prizren pranë spitalit të përgjithshëm, i cili ka një shërbim hemodialize dhe dy salla me kapacitet me 230 aparatura. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?