Kronikë

Spitali i Memorial i Fierit, kryhet ndërhyrja e parë kirurgjikale nga ekipi shqiptaro-turk  

30 Maj 2021, 12:20| Përditesimi: 30 Maj 2021, 12:23

  • Share

Më 27 maj Spitali Memorial i Fierit hapi dyert duke pritur pacientët e parë dhe sot ka kryer ndërhyjnë paorë kirurgjikale me një staf mjekësh shqiptaro-turk. Ky spital u garanton qytetarëve shqiptarë një shërbim të standardeve  evropiane që nga urgjenca, kontrollet por dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

"Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit. Ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika", shkruan Manastirliu.

Spitali Memorial rajonal i Fierit, një investim ky i qeverisë turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në vlerën e 70 milion eurove. Një ndërtesë që u ndërtua në kohë rekord në një periudhë tre mujore, ka një sipërfaqe prej 17 mijë metra katrorë do t’u ofrohet shërbim 150 pacientëve, me shërbim të teknologjive më të fundit.

Në të gjitha dhomat e këtij spitali përdoret teknologjia më e fundit, teknologji që përdoret pothuajse në të gjitha spitalet turke.

Një bashkëpunim mes mjekëve turq dhe shqiptar për t’iu ofruar shërbimin dhe standardin më të mirë jo vetëm qytetarëve të qarkut të Fierit por të gjithë qytetarëve të Jugut. Në ditën e hapjes së spitalit, Report Tv bëri një reportazh jo vetëm ambinetet dhe pritjen e pacientëve të parë por dhe bisedoi me mjekë turq e shqiptarë të cilët do të ofrojnë shërbim në të.

Komento

Komente

  • Beu: 30/05/2021 18:47

    Teknologjia e fundit. Qe perdoret ne turqi do te thote para 30 vjeteve ne Europe

    Përgjigju
    • Antonio Diaz: 31/05/2021 08:39

      e ke me prova kete qe thua apo thjesht se te bezdis turqia?

  • fieri: 30/05/2021 15:12

    Sherbim i shtetit apo me pagese si spitali amerikan

    Përgjigju
  • Shkoder 33000: 30/05/2021 13:24

    Urime ekipit mjekësor : por kisha një pyetje, shpenzimet e ndërhyrjes Shteti apo pacienti ?? Faleminderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?